Zyrtare: Paqarada i bashkohet Ibrahimovicit dhe Ramajt te skuadra nga Bundesliga

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi “dardan” është transferuar te Heidenheimi, që bën gara në Bundesliga, shkruan Indeksonline
Paqarada i bashkohet dy lojtarëve shqiptarë, si: Arjion Ibrahimovic dhe Diant Ramaj. Ai ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.
Ndeshja e ardhshme e Heidenheim është ndaj RB Leipzig./Indeksonline/
