Zyrtare: Partizani nënshkruan me ish-futbollistin e Besiktasit, Besar Gudjufi i gatshëm për aventurën e re

Futbollisti shqiptar, Besar Gudjufi është transferuar te Partizani i Tiranës gjatë afatit kalimtar të dimrit.
20-vjeçari ka nënshkruar me klubin nga Superiorja e Shqipërisë deri në vitin 2029, shkruan Indeksonline
“Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Besar Guxhufi. Sulmuesi 20-vjeçar është përforcimi i radhës i të kuqve përgjatë merkatos së janarit. Guxhufi një prej talenteve të ekipit tonë përfaqësues U-21, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Sulmuesi mbërrin te Partizani pas eksperiencave pozitive te skuadra e 19 vjeçarëve të Beshiktash dhe FC Shkupit”, shkruhet në njofitmin e klubit shqiptar
Gudjufi në të kaluarën ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te Besiktasi, kurse së fundmi ishte pjesë e Shkupit ku ishte transferuar për 100 mijë euro gjatë gushtit të vitit të kaluar./Indeksonline/