75 Mall Live Search
23:41 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Pas kaq vitesh një skuadër italiane në finale të Champions League

Një skudër italiane do të jetë në finalen e Champions league për këtë sezon, pas plot gjashtë vitesh.

Kjo do të ndodh pasi në gjysmëfinale do të përballen rivalët lokal nga qyteti i modës, Milan dhe Inter, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e fundit italiane e cila morri pjesë në finale të Champions League, ishte ajo e Juventusit, e cila në vitin 2017 u mposht nga Real Madridi me rezultat 4-1.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale do të përballet Real Madridi me Manchester Cityn.

Ndeshjet e para gjysmëfinale zhvillohen me 9 maj, ndëra ato të kthimit me 16 maj.

Finalja e madhe e stambollit luhet me 10 qershor./IndeksOnline/