75 Mall Live Search
14:55 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Zyrtare: Pas Matipit, tjetër mbrojtës e humb sezonin te Liverpooli

Skuadra e Liverpoolit po vazhdon me probleme të mëdha në fazën defansive.

Kampioni i Premierligës do ta vazhdojë sezonin pa mbrojtësin Virgil van Dijk, shkruan IndeksOnline.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, sot gjatë një interviste e konfirmoi se Van Dijku nuk do të luajë më gjatë këtij sezoni.

“Për momentin nuk e di, askush nuk më ka thënë se Van Dijku mund të luajë këtë sezon, askush hiç. Për momentin kështu janë gjërat. Nuk dua të them që është e pamundur, por nuk ka gjasa”, ka thënë Kloppi.

Përveç mbrojtësi holandez, sezonin te Liverpooli e ka humbur edhe mbrojtësi Joel Matip../IndeksOnline/