Zyrtare: Pas Southgate, një tjetër trajner largohet nga Kombëtarja pasi dështoi në Euron 2024

Trajneri, Kasper Hjulmand është larguar përfundimisht nga Kombëtarja e Danimarkës.
Hjulmandi arriti ta kualifikonte Danimarkën deri në fazën 1/16 së finales në Euron 2024, por me rezultate negative në grupe – ku mori tri barazime ndaj Sllovenisë, Serbisë dhe Anglisë, shkruan Indeksonline
Në fazën eliminim/direkt, Danimarka u mposht 2:0 ndaj Gjermanisë, e cila ishte nikoqire e Euros 2024.
Rolin si trajner te Danimarka deri në fund të këtij viti e ka marrë asistenti, Morten Weighorst.
Kujtojmë se Danimarka në shtator rikthehet në aksion në UEFA Nations League, ku i luan dy ndeshje, ndaj Zvicrës (5 shtator) dhe ndaj Serbisë (8 shtator)./Indeksonline/
”Det har været en utrolig ære”
— Fodboldlandsholdene 🇩🇰 (@dbulandshold) July 19, 2024
Kasper Hjulmand stopper som dansk landstræner.
📸 @fbbillederdk #Herrelandsholdet #ForDanmark pic.twitter.com/AsrqyrMvcc