Zyrtare: Pas Tottit edhe De Rossi i thotë lamtumirë Romës
Roma ka konfirmuar që legjenda Daniele de Rossi do të largohet nga klubi në përfundim të këtij edicioni.
35 vjeçari tërë jetën ia ka kushtuar këtij klubi.
Nga viti 2001 e deri sot ka zhvilluar mbi 600 ndeshje, por ka fituar vetëm 3 trofe të rëndësishëm.
Dy herë Kupën e Italisë në vitin 2007 dhe 2008 dhe Superkupën e Italisë në vitin 2007.
De Rossi do të përshëndetet me tifozët në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Parmas. /Indeksonline/