75 Mall Live Search
18:06 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Pas vendimit të FFK-së, trajneri i njohur njofton largimin

Gjatë ditës së sotme, FFK ka vendosur për anulimin e të gjitha ligave përveç Superligës dhe Kupës së Kosovës, ku skuadrat e para janë inkuadruar më lartë.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga shumë skuadra, sidomos nga ato që pretendonin për tu ngjitur më lartë.

Trajneri i KF Minatorit, Emin Bajrami, i pa kënaqur nga ky vendim ka njoftuar se do të largohet nga pozita e tij.

“Ju njoftoj se nga Sot pas anulimit te kampionatit nga FFK, Nuk jam, ma trajner i KF Minatorit.FFK asht dasht te mendoj pak edhe per futbollistat dhe trajnerat qe pas pushimit dimeror dhe pas kohes se pandemis te gjith ne qe jetojm prej futbollit jemi pa kurfar te ardhurash qe 6 muaj.Asht dasht te mendohet sa familje jan ne gjendje te rand ekonomike.KF Minatorit i deshiroj shum suksese ne vazhdimesi.Me.respekt E.B”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e tij në Facebook.

Minatori ishte në vendin e katërt në tabelë me 33 pikë, shtatë më pak se dy vendet e para që u inkuadruan në Ligën e Dytë. /IndeksOnline/