75 Mall Live Search
15:22 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Patrick Kluivert rikthehet te Barcelona

Ish ylli i madh i futbollit holandez, Patrick Kluivert është rikthyer te Barcelona. Sulmuesi që dikur shkëlqente me Barqën është rikthyer te katalonasit si drejtor i akademisë së Barcelonës.

Kluivert ka nënshkruar kontratë për dy sezone me akademinë “La Masia”.

Marrëveshja u nënshkrua këtë pasdite në zyrat e klubit Blaugrana në prani të menaxherëve përgjegjës për trajnimin e futbollit, Silvio Elías dhe Xavier Vilajoana.

Holandezi deri para pak javësh ishte asistent i Clarence Seedord te përfaqësuesja e Senegalit, ku u shkarkuan nga detyra.

Në akademinë e Barcelonës, Infant B, luan edhe djali i tij, Shane Kluivert./Indeksonline/