15:04 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Patrick Vieira bëhet trajner i Nice

Ish kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieria, është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Nice.

Viera ishte në sezonin e tij të tretë si trajner i New York City.

“Largimi nga New York është një vendim tepër i vështirë për mua dhe familjen time dhe një vendim që nuk është marrë lehtë”, tha Vieira.

Nice përfundoi e teta në Ligue 1 sezonin e kaluar, duke humbur një vend që dërgon ne Europa League.

Vieira zëvendëson Lucien Favre, i cili u emërua trajner i Borussia Dortmund në muajin maj./IndeksOnline/

Temat: