Zyrtare: Patrick Vieira shkarkohet nga posti i trajnerit të Genoas
Klubi italian i Serie A, Genoa ka njoftuar lidhur me shkarkimin e trajnerit Patrick Vieira.
Përmes një reagimi zyrtar, drejtuesit e Genoas njoftuar se vendimi erdhi pas një fillimi katastrofik të sezonit, ku pas nëntë ndeshjeve në ligë, skuadra nuk arriti të siguronte asnjë fitore dhe duke regjistruar tre barazime.
Para raundit të dhjetë, Genoa ndodhet në fund të tabelës më saktë në vendin e 20-të.
Gianluca Di Marzio, raporton se tre kandidatë po merren në konsideratë si zëvendësues të mundshëm: De Rossi, Vanoli dhe Gotti.
📝 Genoa CFC comunica che Patrick Vieira non è più l'allenatore della Prima Squadra.
— Genoa CFC (@GenoaCFC) November 1, 2025
La società desidera ringraziare il tecnico e il suo staff per la serietà e la professionalità dimostrate nel corso del loro lavoro e formula i migliori auguri per il prosieguo della loro… pic.twitter.com/xwUK1E0Fge

