75 Mall Live Search
13:22 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / C E

Zyrtare: Peja arrin marrëveshje me tre herë trajnerin më të mirë në Maqedoni

KB Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me trajnerin maqedonas, Jordanço Davitkov.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Davitkovi ka qenë trajner i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut vite me radhë. Ai kualifikoi Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian të vitit 2003. Ai gjithashtu ka qenë trajner i reprezentacionit të Kuvajtit, ku arriti vendin e tretë në garat e shteteve të Lindjes së Mesme.

Davitkovi gjithashtu ka udhëhequr më shumë sukses skudra të ndryshme si ajo e Rabotniçkit me të cilën është shpallur 4 herë kampion dhe 4 herë fitues i Kupës në Maqedoninë e Veriut, pastaj është shpallur kampion edhe me ekipen e tij në kampionatin e Kuvajtit si dhe fitues i kupës atje.

Trajneri Davitkov është shpallur trajner i vitit në Maqedoninë e Veriut tri herë dhe njihet si njëri ndër trajnerët më të mirë maqedonas i të gjitha kohëve. /IndeksOnline/