12:23 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Pensionohet Peter Cech

Portieri legjendar çek, Peter Cech ka vendosur të dal në pension nga futbolli në fund të sezonit. Me një njoftim publik, portieri i Arsenalit ka njoftuar këtë vendim aspak të lehtë.

“Ky është sezoni im 20-të si një lojtar profesionist. Janë bërë 20 vjet që kur kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale, kështu që ndjej se ka ardhur koha e duhur për të njoftuar se do të dal në pension në fund të këtë sezon” ka thënë Cech.

Ish portieri i Chelseat këtë sezon e ka humbur vendin e titullarit te Arsenalit pasi që Emery më shumë po i beson gjermanit Leno./Indeksonline/