Zyrtare: Përforcimi i radhës së Vëllaznimit vjen nga Besa
Samir Sahiti, përfundimisht, ka vendosur që të largohet nga Besa e Pejës.
Mbrojtësi i mirënjohur ka vendosur që të rikthehet te Vëllaznimi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Sahiti përmes rrjetit social, Facebook, transmeton IndeksOnline.
”Nga sot, jam lojtar i Vëllaznimit. Faleminderit, president Cana. Faleminderit, trajner Munishi”.
”Vazhdojmë fuqishëm”, ka shkruar Sahiti.

Përndryshe, Sahiti s’është përforcimi i vetëm i Sahitit në këtë afat, pasi gjakovarët kanë transferuar edhe disa lojtarë ditë më parë./IndeksOnline/