Zyrtare: Përfundon sezoni për Vazquez

Mbrojtësi i Real Madridit ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave deri në fund të sezonit.
Vázquez nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e mbetura në kampionat, por fatmirësisht rikthimi i tij pritet të ndodhë në kohë për Kupën e Botës për Klube.
Ky është një mungesë e ndjeshme për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili tashmë duhet të gjejë zgjidhje alternative në krahun e djathtë të mbrojtjes./IndeksOnline/