Zyrtare: Përveç Korenicës, Manisa çon në huazim një tjetër futbollist në Superligën e Kosovës

Skuadra që bën gara në Ligën e Parë të futbollit në Turqi, Manisa FK ka huazuar një tjetër lojtar në Superligën e Kosovës.
Bëhet fjalë për Mamadou Cissokho, i cili ka firmosur kontratë me KF Lirinë e Prizrenit deri në fund të sezonit, shkruan Indeksonline
Lajmin e ka bërë të ditur vet faqja turke në rrjetet sociale, duke i uruar sukses futbollistit në fjalë.
23-vjeçari ka qenë pjesë e Lirisë gjatë vitit të kaluar ku i ndihmoi kësaj skuadre futjen në elitën e futbollit.
Kujtojmë që Manisa largoi edhe Meriton Korenicën në formë huazimi, drejt kampionit aktual të Superligës, Ballkani./Indeksonline/