75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Pezullohet edhe La Liga

Futbolli evropian është duke kaluar në një nga momentet më të vështira në historinë moderne.

Pas Serie A edhe La Liga ka vendosur që të ndërpresë garat për dy javët e ardhshme për shkak të përhapjes së Koronavirusit.

Federata Spanjolle ka vendosur që të gjitha nivelet e futbollit profesionist do të shtyhen.

Ndeshjet pritet të rikthehen pas dy javësh nëse nuk ka ndonjë vendim tjetër. /IndeksOnline/