Zyrtare: Pique e blen këtë klub spanjoll!
Gerrard Pique që moti ka shprehur dëshirën për të qenë president i ndonjë klubi.
Gjatë ditës së sotme është zyrtarizuar se Pique e ka blerë një klubi spanjoll, transmeton Indeksonline.
Bëhet fjalë për klubin FC Andorra që bën gara në ligën e pestë të ligës spanjolle. Lojtarët nga ky ekip zakonisht janë nga shteti i Andorrës.
Kapaciteti i stadiumit të këtij klubi është 500 tifozë. Suksesi më i madh i këtij ekipi është se kanë luajtur në ligën ‘Segunda Division B’. /Indeksonline/
