10:47 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Zyrtare: Pireci ftohet nga Kombëtarja e Austrisë

Kombëtarja Grave e Austrisë ka zbuluar listën e lojtareve për dy ndeshjet e muajit shkurt.

Në listë figuron edhe emri i kosovares, Besjana Pireci, shkruan IndeksOnline.

Pireci është në listë për ndeshjet në Maltë, ndaj Suedisë (19 shkurt) dhe Sllovakisë (23 shkurt).

Ndaj Suedisë, futbollistja nga Kosova mund të takohet me Kosovare Asllani.

Kujtojmë që gjatë vitit 2020, Pireci ishte deklaruar se është në pritje të ofertës nga Kombëtarja e grave të Kosovës.

“Po, kam pasur kontakte me Shqipërinë dhe Kosovën, por më së shumti do të doja të luaja për Kosovën. Dhe, nëse e lë Austrinë, e para do të jetë Kosova.”

/IndeksOnline/