75 Mall Live Search
20:39 / E Martë, 27 Qershor 2023 / C E

Zyrtare: Pirlo rikthehet në Itali, merr drejtimin e skuadrës së njohur

Andrea Pirlo është trajneri më i ri i Sampdorias.

Klubi italian njoftoi sot për arritjen e marrëveshjes me ish-mesfushorin e njohur.

Pirlo ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Objektivi kryesor i 44-vjeçarit padyshim se do të jetë rikthimi i Sampdorias në Serie A.

Kujtojmë se Pirlo së fundmi ishte trajner i skuadrës turke, Karagumruk, teksa më parë ka drejtuar edhe Juventusin.