Zyrtare: Pjaniq merr numrin 8 te Barcelona

Mesfushori boshnjak, Miralem Pjaniq, sot është prezantuar si futbollist i ri i Barcelonës.
Ai ka qëndruar në zyrat e Barcelonës, ku ka nënshkruar kontratën me Barcelonën dhe është prezantuar, transmeton Indeksonline.
Pjaniqi, do ta veshë fanellën me numrin 8 te Barcelona.
Boshnjaku në të kaluarën luajti për ekipet si Juventusi dhe Roma./Indeksonline/
