19:12 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: ‘Plisat’ do të jenë në Drenas, ja sa bileta i kanë marrë

Tifo grupi i klubit ‘Prishtina’ përmes një postimi në Facebook kanë konfirmuar që të dielën do të jenë në Drenas për të përkrahur ekipin e tyre.

Në postim ata kanë treguar që organizatorët e ndeshjes Feronikeli-Prishtina ka ndarë 200 bileta për ‘Plisat’.
Përkundër numrit të vogël, kryeqytetasit priten të udhëtojnë në numër të madh për të përkrahur Prishtinën në ndeshjen e fundit./Indeksonline/

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të ‘Plisave’:

TË DIELËN SHKOJMË PËR TITULL NË DRENAS

Përballë do ta kemi Feronikelin, e pranë do t’i qëndrojmë besnik si gjithmonë, vetëm PRISHTINËS…

Nisja bëhet nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga ora 13:30.

Në po të njëjtin shesh pasiqe numri i biletave për ne, për këtë ndeshje është i limituar, kurse interesimi i madh. Ndeshja do te transmetohet direkt me projektor nga ora 16:00.

P.s Kësaj radhe organizatori ka ndarë për neve vetëm 200 bileta, andaj selektimi i antarëve për këtë udhëtim do të jetë strikt.

#PërparaPrishtina ⚪️?
#HajdePrishtinë 
#KampionËshtëPrishtina