75 Mall Live Search
11:59 / E Hënë, 13 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Zyrtare: Pogba do të mungojë edhe një muaj

Mëngjesin e sotëm Leonardo Bonucci dhe Paul Pogba iu nënshtruan testeve instrumentale në J|Medical.

Bonucci pësoi një traumë të mprehtë në këmbën e majtë dhe gjendja e tij do të monitorohet çdo ditë, ndërkohë që Paul Pogba pësoi një çarje të shkallës së ulët në aduktorin e kofshës së djathtë. Ai tashmë ka nisur me procesin e rehabilitimit me qëllim rifillimin e aktivitetit konkurrues.

Paul Pogba pritet të mungojë për 3 javë.

Juventusi po bëhet gjithnjë e më i pakënaqur me situatën e vështirë dhe mund të flasë me francezin për të ardhmen e tij në fund të sezonit aktual. /IndeksOnline/