Zyrtare – Pogba rikthehet në kampionatin francez, nënshkruan për 3 sezone me Socheaux

Pas një aventure në MLS-në amerikane, me skuadrën e Atlantës, vëllai i madh i Paul Pogba është rikthyer në kampionatin francez, ku ka nënshkruar me skuadrën që militon në Ligue 2, Socheaux.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi francez, që nëpërmjet nëj deklarate në faqen zyrtare ka njoftuar se ka nënshkruar për 3 sezone me mbrojtësin 29-vjeçar, Florentin Pogba.
Ndryshe nga vëllai mesfushor, që është kampion bote me Francën dhe një nga më të kërkuarit në Europë, Florentin Pogba nuk është futbollist aq i suksesshëm dhe ka ndërruar disa herë klube, por ka treguar shumë pak ose aspak në fushën e lojës.