75 Mall Live Search
12:09 / E Premte, 14 Maj 2021 / Blerim

Zyrtare: Premierliga zgjedh lojtarin e muajit

Futbollisti i muajit prill në Premierligë është zgjedhur lojtari i West Ham Unitedit, Jesse Lingard.

Mesfushori anglez gjatë muajit prill shënoi katër gola dhe bëri një asist, shkruan IndeksOnline

28-vjeçari këtë çmim e fiton për herë të parë në karrierë.

Vlen të theksohet se ai mposhti, lojtarët si: Trent Arnold, Stuart Dallas, Mason Greenwood, Iheanacho, Matheus Pereira, Allan Saint-Maximin dhe Chris Wood./IndeksOnline/