75 Mall Live Search
17:57 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Prepolli e konfirmon largimin nga Flamurtari

Flamurtari nga Prishtina nuk arriti të sigurojë mbijetesën në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, kurse të hënën nga ky klub është larguar ndihmëstrajneri Arsim Prepolli.

Trajneri në fjalë nuk ka bërë të ditur arsyen e largimit, derisa klubit kuqezi i ka uruar rikthim sa më të shpejt në Superligë.

“Që nga sot nuk do të jem pjesë e Flamurtarit. Dua t’i falënderoj të gjithë për bashkëpunimin. Suksese dhe iu dëshirojë rikthim sa më të shpejt në Superligë”, ka shkruar Prepolli.