Zyrtare: Prezantohet trajneri i Kombëtares së Kosovës në Futsall

Federata e Futbollit e Kosovës sot në zyrët e saj ka prezantuar trajnerin e ri të futsallit.
Trajneri i ri i Kombëtares së Futsallit është emëruar, Arben Simitçiu, transmeton IndeksOnline.

“Për mua ky është nder dhe respekt i madh. Çdo herë gjatë karrierës sime kam bërë maksimumin. Tash edhe më tepër do ta jap maksimumin, sepse Kosova është shteti im dhe besoj se bashku do ta sjellim futsallin e Kosovës në një nivel më të lartë. Shpresoj se do të na prijë e mbara!”, ka thënë Simitçiu.
Simitçiu dikur ishte trajner i ekipit nga Çekia, Sparta Praga./IndeksOnline/