75 Mall Live Search
12:08 / E Martë, 08 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Prishtina mëson kundërshtarin në UEFA Champions League

Skuadra e Prishtinës ka mësuar kundërshtarin për fazën e parë preliminare në UEFA Champions League.

Kampioni i Superligës së Kosovës në gjysmëfinale do të luaj kundër kampionit të San Marinos, SS Folgore – ndeshje kjo që zhvillohet më 22 qershor, shkruan IndeksOnline

Fituesi i raundit paraprak hyn në raundin e parë kualifikues (shorti 15 qershor), i cili do të mbajë ndeshjet vajtje/ardhje më datat 6/7 dhe 13/14 korrik, ndërsa tre skuadrat tjera shkojnë në garat e UEFA Europa League.