75 Mall Live Search
17:50 / E Diele, 11 Janar 2026 / G T

Zyrtare: Prishtina prezanton një tjetër futbollist, vjen nga Maqedonia e Veriut

FC Prishtina ka bërë një goditje të rëndësishme në afatin e dimrit duke prezantuar Stefan Naumceski, mbrojtësin 25-vjeçar maqedonas, si përforcimin e ri për fazën pranverore të sezonit.

Naumceski ka një karrierë të zhvilluar në disa klube elitare të Maqedonisë, duke përfshirë Vardarin, Tikveshin, dhe më së fundmi ishte pjesë e ekipit Brera, ku luajti 15 ndeshje, shënoi 3 gola dhe regjistroi një asistim.

Ai gjithashtu ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e kombëtares së Maqedonisë së Veriut./Indeksonline/