75 Mall Live Search
13:25 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Prishtina prezanton talentin 17 vjeçar

Futbollisti i talentuar Korab Luma ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me FC Prishtinën.

17-vjeçari luan si mesfushor defanziv dhe vjen nga skuadra e Ulpianës së Lipjanit, me të cilën në edicionin e kaluar debutoi në Superligë.

Luma është zhvilluar si futbollist pikërisht te Ulpiana ku ka luajtur në të gjitha grupmoshat derisa më parë ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-17.

Korabi është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e Prishtinës teksa e ka dhënë edhe një prononcim për faqen zyrtare të klubit.

𝐕𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐧 – FC Prishtina është më shumë se veç një skuadër futbolli, është pjesë e historisë së popullit tonë. Është kënaqësi për mua që mu dha mundësia të jem vazhdimësi e kësaj tradite. Është kënaqësi e përgjegjësi.

𝐏𝐮𝐧𝐚 – Do të punoj shumë, do të mundohem që me angazhim e punë te pandalshme ta bindi trajnerin që e meritoj vendin në ekip.

𝐏𝐞̈𝐫 “𝐏𝐥𝐢𝐬𝐚𝐭” – Tifozëve të Prishtinë e në veçanti “Plisave” u premtoj që do të luftoj deri në atomin e fundit, deri në limit për fitore në secilën ndeshje që do të aktivizohem.