75 Mall Live Search
12:30 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Prishtina ka prezantuar trajnerin e ri për sezonin 2020-2021.

Zekirija Ramadani, ish-trajner i Feronikelit, do ta pasojë Armend Dallkun në krye të “Plisave”.

“Është privilegj i madh për mua ta udhëheq Prishtinën. Patjetër që do të jetë përgjegjësi, sepse Prishtina është klubi ndër më të mëdhenjtë në rajon. Dhe, normalisht që duhet punuar shumë që të arrihet objektivi. Ishin të qartë edhe drejtuesit të cilët i falënderoj për besimin që më dhanë për të drejtuar ekipin e Prishtinës. Shpresoj dhe besoj që deri në fund t’i arrijmë objektivat, duke besuar në kolektiv, duke besuar në stafin teknik dhe duke besuar edhe në drejtuesit” – u shpreh ai për faqen zyrtare të klubit.