Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Skuadra basketbollistike, KB Prishtina ka prezantuar trajnerin e ri.
Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, klubi ka treguar se trajneri i ri do të jetë, Ljupche Malinkov, shkruan IndeksOnline.
“Ljupche Malinkoc merr drejtimin e skuadrës. Ai sot është emëruar në pozitën e kryetrajnerit”, shkruhet në postimin e klubit.
Kujtojmë që këtë sezon klubi nga kryeqyteti ka pasur shumë probleme. Ata gjendën në pozitën e parafundit në tabelën e Superligës me vetëm 28 pikë./IndeksOnline/