75 Mall Live Search
16:16 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Prishtina transferon një futbollistë nga Tunizi

Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me seancat stërvitore për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. Bardhekaltrit të shtunën më 17 tetor nga ora 14 në “Fadil Vokrri” e presin Besën në kuadër të javës së 6-të.

Në seancën stërvitore të klubit nga kryeqyteti ka munguar vetëm trajneri i portierëve, Ahmet Beselica i grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës si dhe dy futbollistët, Lumbardh Dellova e Qendrim Zyba të grumbulluar me Kosovën U21.

Përndryshe Prishtinës iu është bashkuar në seancat stërvitore edhe futbollisti nga Tunizia, mbrojtësi 23 vjeç, Ahmed Radaoui.