75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Pronari i Evertonit zbulon trajnerin e ri (Foto)

Skuadra e Evertonit është bërë me trajner të ri. Lajmin e ka konfirmuar pronari i klubit anglez, Farhad Moshiri.

Klubi i Evertonit ka gjetur trajnerin e njohur Sam Allardyce, shkruan IndeksOnline.

“Na duhet një me potencial të mirë. Ai është i duhuri. Sam do të jetë i pranishëm sonte në Godison Park”, ka thënë Moshiri.

Ish-trajneri i “Tre Luanëve” do të qëndroj në “Godison Park” vetëm deri në fund të sezonit.

Kujtojmë se 63-vjeçari i njohur si “Big Sam”, së fundi ka qenë në Crystal Palace./IndeksOnline/