Zyrtare: PSG rinovon kontratën me lojtarin që e kërkoi Interi

Layvin Kurzawa u mendua i larguar nga skuadra e PSG.
Mbrojtësi ishte në fund të kontratës së tij dhe nuk kishte marrëdhënie të mira me drejtuesit e klubit. Ai kishte disa krisje me krerët e francezëve.
Drejtori Leonardo duket se ka sheshuar gjithçka, pasi futbollisti i kombëtares franceze ka firmosur për 4 vitet e ardhshme. Ai rinovoi kontratën dhe do të jetë me kampionët e Francës deri në vitin 2024.
4 saisons supplémentaires ✍️#Kurzawa2024 pic.twitter.com/znZzRDNYlG
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) June 29, 2020
Interi kishte hedhur grepat për të bindur lojtarin, por siç kuptohet qartë nuk ia ka dalë mbanë