75 Mall Live Search
13:19 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: PSG transferon mbrojtësin e Ajaxit

PSG ka arritur ta transferojë në ekip mbrojtësin e Ajaxit, Mitchel Bakker.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me skuadrën parisiene.

Pos tij në “Parkun e Princave” kanë ardhur edhe Ander Herrera dhe Marcin Bulka nga Manchester United si lojtarë të lirë dhe Pablo Sarabia nga Sevilla i cili ka kushtuar 18 milionë euro.

Holandezi ka pasur 22 paraqitje dhe ka shënuar tri gola.

Nga Parisi këtë verë janë larguar shumë lojtarë si Dani Alves, Gianluigi Buffon dhe Adrien Rabiot.