Zyrtare: Qëndrim Zyba largohet nga Ballkani, e vazhdon karrierën në Poloni

Qëndrim Zyba nuk do të jetë më futbollist i Ballkanit.
Kampioni i Kosovës, ka njoftuar edhe zyrtarisht largimin e mesfushorit kosovar, shkruan IndeksOnline.
Zyba karrierën do ta vazhdoj në Poloni, te skuadra e e Legias së Varshavës.
Futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit./IndeksOnline/