75 Mall Live Search
18:05 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Qëndrim Zyba lojtar i ri i Slovan Liberec

Qëndrim Zyba është zyrtarizaur si futbollist i ri i skuadrës çeke, Slovan Liberec.

Zyba u largua nga skuadra e Ballkanit, e cila përfitoi 500 mijë euoro nga ky transferim, shkruan IndeksOnline.

23-vjeçari ka nëshkruar kontratë tre vjeçare me Slovan Liberec, e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Drejtori Sportiv i skuadrës çeke e vlerësoi lartë futbollistin kosovar gjatë prezantimit.

“Ai është një mesfushor qendror shumë cilësor, me një fond fizik mbi standardet dhe mentalitetin e duhur, për të cilin ne ishim të interesuar tashmë në dimër, por fatkeqësisht nuk funksionoi atëherë. Jam shumë i lumtur që arritëm ta fitojmë Qendrimin tani. Besoj se ai do të jetë një përforcim i madh për ne.”, deklaroi ai./IndeksOnline/