75 Mall Live Search
12:44 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / AR

Zyrtare: Ragnick emërohet trajner i Manchester United

Manchester United e ka emëruar edhe zyrtarisht Raph Ragnick si trajner të ri të skuadrës.

Strategu gjerman do ta drejtojë Unitedin deri në fund të sezonit.

Pas kësaj periudhe, Ralf dhe klubi kanë rënë dakord që ai të vazhdojë në një rol konsulent për dy vjet të tjera te skuadra e madhe angleze.

Ragnick është në pritje të vizës angleze dhe nuk dihet saktë se në cilën ditë do të arrijë te United. /Indeksonline/

No description available.