Zyrtare: Rahoveci nënshkruan me basketbollistin nga klubi kanadez

Skuadra e Rahovecit ka bërë transferimin e parë ndërkombëtar.
Klubi i basketbollit, Rahoveci ka nënshkruar me Isaiah Traylor, transmeton Indeksonline.
Traylor në sezonin e fundit luajti për ekipin kanadez, Lakehead dhe pati një mesatare prej 21.7 pikësh për ndeshje.
Ai është i gjatë 193 centimetra. “Vreshtarët” besojn se Traylor do të jetë një nga pikat më të forta të klubit./Indeksonline/