75 Mall Live Search
21:36 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / Blerim

ZYRTARE: Ramos largohet nga Real Madrid

Sergio Ramos është larguar zyrtarisht nga Real Madrid.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline

“Real Madrid njofton se nesër, do të ketë një moment lamtumire me Serio Ramosin, në prani të presidentit, Florentino Perez”, shkruhet në njoftimin e Real Madrid

Ramos ishte pjesë e klubit madrilen që nga viti 2005. Ai u transferua në ‘Santiago’ nga klubi i Sevillas.

35-vjeçari gjatë karrierës së tij te Real Madrid bëri afro 671 paraqitje dhe shënoi 101 gola.

E ardhmja e tij mund të jetë Franca, pasi skuadra e Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për të./IndeksOnline/