Zyrtare: Ranieri nuk vazhdon me Sampdorian/ ‘S’ka kushte për të qëndruar’

Claudio Ranieri përmes një komunikate ka treguar vendimin për të ardhmen.
Trajneri i njohur italian, do të largohet në fund të këtij sezoni nga klubi i Serie A, Samprodia, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka dhënë pikërisht trajneri përmes një komunikate për media.
“Nuk ka kushte për të qëndruar”, ka thënë Ranieri.
Sampdoria ndeshjen e fundit të sezonit e zhvillon nesër, kundër Parmas. Në 37 ndeshje, Ranieri ka grumbulluar 49 pikë dhe gjendet në pozitën e 9-të./IndeksOnline/