75 Mall Live Search
21:07 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

ZYRTARE: Rashkaj bëhet me klub të ri

Anel Rashkaj është bërë me skuadër të re. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin e ri, Orgryte.

Rashkaj ishte pjesë e skuadrës finlandeze, Seinajoki – ku qëndroi vetëm një sezon, shkruan IndeksOnline.

Ai u rikthye në Suedi duke firmosur kontratë me Orgryten, klub ky që bën gara në Ligën e Dytë në Suedi.

Kujtojmë që Rashkaj kishte luajtur edhe në Prishtinë gjatë vitit 2017/18./IndeksOnline/