75 Mall Live Search
10:05 / E Enjte, 29 Prill 2021 / Blerim

Zyrtare: RB Leipzig gjen trajnerin e ri

Skuadra gjermane, RB Leipzig ka gjetur trajnerin e ri për sezonin 2021/22.

Klubi nga Bundesliga si trajner do ta ketë, Jesse Marsch – i cili do të largohet në fund të sezonit nga skuadra austriake, RB Salzburg, shkruan IndeksOnline

Marsch do ta zë vendin e Nagelsmann, i cili do ta drejtoj kampionin aktual, FC Bayern Munchen.

47-vjeçari karrierën si trajner e nisi te Kombëtarja e Amerikës (si asistent). Kurse gjatë vitit 2011 ai u emërua trajner i Montreal Impact. Në vitin 2015-2018, Marsch ishte trajner i New York Red Bulls, kurse në vitin 2018/19 ai ishte asistent te Leipzig./IndeksOnline/