20:19 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Real Madrid bën super-goditje, transferon yllin e Lyon

Real Madrid ka rikthyer në radhët e veta ish-futbollistin Mariano Diaz, vetëm 14 muaj pasi e shiti te Lyon.

Kampionët e Evropës përdorën klauzolën e ri-blerjës për ta transferuar 25 vjeçarin, shkruan indeksonline.

Këtë transferim madrilenët e realizuan pas kërkesave me ngulm të Sevillas për lojtarin.

Ata do të paguajnë rreth 30 milionë euro për të një vit pasi e shiti për 8 milionë.

Në 37 ndeshje Diaz ka shënuar 18 gola si futbollist i Lyonit. /IndeksOnline/