Zyrtare: Real Madrid dhe Atletico zhvillojnë derbin në New York
Real Madridi dhe Atletico Madrid do të takohen në Nju Jork këtë verë. “International Champions Cup” ka organizuar një derbi zyrtar të Madridit për 26 korrik në stadiumin Metlife.
Sipas ‘Sports Illustrated’, ndeshja e “International Champions Cup” do të shohë përballjen mes Real Madridi dhe Atletico Madrid në Nju Jork më 26 korrik. Një nga përplasjet më të mëdha të Evropës do të zhvillohet jashtë Evropës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Metlife në Nju Jork. Stadiumi i futbollit përdoret nga Giants dhe Jets, ekipet më të mëdha të qytetit.
Emilio Butragueno, drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Real Madrid, nuk ka dyshime në faktin se ndeshja do të zhvillohet.
“Pa dyshim, do të jetë një lojë shumë atraktive, tani që Atletico është një ekip i madh, tifozët e Nju Jorkut do të kenë mundësi të përjetojnë atë që e bën një derbi të Madridit kaq të veçantë”, tha ai me krenari.
Këtë sezon të dy ekipet tashmë janë takuar tre herë. Atletico fitoi Superkupën Europiane para se të dy palët të luanin një barazim pa gola në Bernabeu. Real Madrid fitoi ndeshjen e fundit në ëanda Metropolitano me rezultat 3-1. /IndeksOnline/