21:51 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Real Madrid nënshkruan me mesfushorin e Manchester Cityt

Tifozët e Real Madrid do të ngushëllohen paksa pas humbjes nga real Sociedad.

Kampionët në fuqi të Evropës kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar me mesfushorin e Manchester Cityt, Brahim Diaz, shkruan Indeksonline.

Diaz, i cili ka bërë vetëm 15 paraqitje për skuadrën e Pep Guardiola, besohet t’i ketë kushtuar Realit rreth 15.5 milionë funte por me shtesa të rëndësishme.

Një deklaratë në faqen zyrtare të Real Madridit shkruhet: “Real Madrid CF dhe Manchester City kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Brahim Diaz, i cili mbetet i lidhur me klubin për pjesën e mbetur të sezonit dhe gjashtë vitet e ardhshme deri më 30 qershor 2025”.

“Pas ekzaminimit mjekësor që do të mbahet nesër, të hënën më 7 janar, lojtari do të paraqitet në orën 13.30 në sallën e nderit të stadiumit Santiago Bernabeu”. /IndeksOnline/