15:42 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e djalit të ish-anëtarit të Barcelonës (Foto)

Real Madridi e ka kompletuar transferimin e Andri Lucas Gudjohnsen, djalin e ish-anëtarit të Barcelonvs dhe Boltonit, Eidur Gudjohnsen.

16-vjeçari, sulmues, i është bashkuar Real Madridi nga skuadra tjetër e La Ligas, Espanyol, transmeton IndeksOnline.

Pritet që Gudjohnsen do të inkuadrohet fillimisht me grupmoshat U-19 , ku trajner është Daniel Poyatos.

Eidur Gudjohnsen

Real Madridi ende nuk e ka konfirmimin e transferimit, por i riu në fjalë postoi një foto t tij duke nënshkruar kontratë në Bernabeu.

Foto është duke qarkulluar në rrjetet sociale, teksa sulmuesi i ri shprehet i lumtur me transferimin në Real Madrid.

”Shumë i emocionuar dhe krenar që t’ju njoftoj se kam nënshkruar me Real Madridin”.

”Vazhdojmë përpara”, shkroi ai në Instagram./IndeksOnline/