75 Mall Live Search
18:23 / E Hënë, 12 Janar 2026 / L A

Zyrtare: Reali emëron trajnerin e ri

Real Madridi ka shkarkuar gjatë ditës së sotme Xabi Alonson.

Humbja ndaj Barcelonës në Superkupë, doli të jetë “mollë sherri” për spanjollin.

Ndërsa menjëherë Reali ka gjetur menjëherë zëvëndësuesin e tij, me Alvaro Arbeloan që mori drejtimin e skuadrës.

Álvaro Arbeloa ka qenë trajner i Castilla që nga qershori i vitit 2025 dhe e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si trajner në akademinë e të rinjve të Real Madridit që nga viti 2020.

Ai drejtoi ekipin Infantil A në sezonin 2020-2021, duke fituar titullin e ligës, ekipin Cadete A në sezonin 2021-2022 dhe ekipin Juvenil A nga viti 2022 deri në vitin 2025. Si trajner i Juvenil A, ai arriti tripletën në sezonin 2022-2023 (Ligë, Kupë e Mbretit dhe Kupë e Kampionëve) dhe titullin e Ligës në sezonin 2024-2025./IndeksOnline/