11:51 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / Blerim

Zyrtare: Ribery largohet nga Fiorentina

Franck Ribery është larguar nga Fiorentina dhe ka mbetur ‘lojtar i lirë’.

Anësori francez kaloi dy sezone të plota në ekipin nga Serie A. Ai bëri 50 paraqitje, ku shënoi 5 gola dhe asistoi 10 herë në golat e bashkëlojtarëve, shkruan IndeksOnline

Lajmin për largimin e Ribery-s e ka konfirmuar klubi përmes rrjeteve sociale.

38-vjeçari ka shumë gjasa që të pensionohet nga futbolli pas largimit nga Fiorentina.

Por, në mediat e huaja mësohet se Ribery ka oferta nga disa liga jashtë Europës, në Arabi, Japoni dhe në Kinë./IndeksOnline/