15:20 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ribery rinovon kontratën me Bayernin

Franck Ribery ka nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare me Bayern Munchen.

Kontrata e lojtarit të Bayernit do të përfundoj në verë dhe kishte spekulime se do të largohej nga kampionët gjermanë, por si duket që Ribery ka vendosur të qëndrojë në Mynih , i cili ka mbushur 12 vite në klubin bavarez.

“Ne jemi shumë të kënaqur që ne do të mbajë Franck”, ka thënë drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic pas nënshkrimit të kontratës, shkruan indeksonline.

“Franck ka bërë këtë sezon të mirë si në Bundesligë, në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë duke demonstruar edhe një herë për cilësitë e madhe ka ai”.

Franck Ribery (247 ndeshje/ 80 gola), e fitoi Championsin me Bayern në vitin 2013 dhe u zgjodh në të njëjtin vit Futbollisti Evropian i Vitit.

“Unë jam shumë i lumtur për një vit tjetër në këtë klub të madh. Mynih ka qenë prej kohësh shtëpi për familjen time dhe mua, kështu që jam shumë krenar që do të vesh fanellën e Bajernit në sezonin e ri”, ka thënë Ribery. /IndeksOnline/